Bashkitë e Vogla dhe Sfidat e Decentralizimit: Manaxhimi Financiar dhe Burimet Njerëzore

Published by admini


Njësitë e qeverisjes vendore janë niveli i qeverisjes që qëndron më pranë qytetarëve dhe si të tilla ato i njohin dhe u shërbejnë më mirë nevojave të tyre dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Njësitë e qeverisjes vendore kryejnë një sërë funksionesh bazuar në ligjin nr 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore” të cilat detajohen konkretisht në nenet 23-30 të këtij ligji. Me qëllim kryerjen e këtyre funksioneve dhe ofrimin e shërbimeve publike vendore, bashkitë sigurojnë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe nga transfertat financiare në formën e transfertave ose granteve të kushtëzuara ose pakushtëzuara, nga nivelet e qeverisjes qëndrore.

Mirëmenaxhimi i financave publike vendore është thelbësor për një qeverisje sa më të mirë. Qeverisja vendore kaloi në një proces decentralizimi duke synuar fuqizimin e saj dhe rritjen e cilësisë dhe eficencës së shërbimeve që ajo ofron. Ky studim analizon situatën aktuale dhe sfidat që procesi i decentralizimit paraqet duke u fokusuar në bashkinë e Elbasanit dhe bashkitë më të vogla si Belshi, Peqini dhe Cërriku duke u bazuar në të dhënat e viteve 2018-2020. Me qëllim evidentimin e problematikave financiare janë studiuar në mënyrë të detajuar situatat që paraqet secila prej bashkive dhe sjellja specifike në plotësimin e funksioneve. Duke marrë parasysh që analiza përfshin dhe periudhën e fillimit të pandemisë Covid19, është e pritshme që në vitin 2020 të ketë një rritje të shpenzimeve që lidhen më fushën e shëndetësisë. 

Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin.

Bashkitë e Vogla dhe Sfidat e Decentralizimit: Manaxhimi Financiar dhe Burimet Njerëzore

Nisma “Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?