Published by admini
Aspekte për Reflektim – Nisma për ndikim në politikë-bërje nga Shoqata Iliria
. A mendoni që e kishit formuluar problemin në fokus të ndërhyrjes tuaj në mënyrën e duhur, apo lindi nevoja të rishihet rrugës?
Ideja e iniciativës sonë ishte formuluar në mënyrën e duhur dhe synonte që nxiste grupet e interesit qe lidhen me mjedisin për të propozuar ndryshimet ligjore për ndalimin e djegieve të tokave bujqësore. Si objektiv me specifik ishte; Aktivizimi i qeverisë dhe ligjvënësve shqiptarë nga shoqëria civile nëpërmjet advokimit dhe lobimit për të parandaluar dëmet e parikuperueshme që vijnë nga praktika e djegieve të tokave bujqësore në Shqipëri.
Por, gjatë zbatimit të saj lindi nevoja për të bërë disa modifikime të vogla të ndikuara nga disa rrethana specifike. Kështu për shembull, ne nuk kishim parashikuar që insitucione të ndryshme, por me të njëjtin interes për çështjen, të kishin pikpamje dhe qasje të ndryshme për të njëjtën gjë. Më konkretisht, Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile propozoi që akti ligjor për ndalimin e djegies me zjarr të tokave bujqësore të ishte një ligj i veçantë. Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë propozoi një VKM, ndërsa bashkitë dhe disa institucione të tjera gjatë konsultimeve me to, propozuan një moratorium.
Po ashtu, Shoqata e bashkive të Shqipërisë e cila do të kishte rolin e përcjelljes së propozimeve ligjore pranë parlamentit dhe qeverisë ndryshoi lidershipin e sajë, duke bërë që të humbet vijueshmëria e bashkëpunimit në këtë drejtim.
Gjithashtu, përhapja masive e gripit të shpendëve pengoi vijueshmërinë e bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë. Kjo sepse stafi i përfshirë në diskutimet e draftit ligjorë u angazhua në menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme të krijuara nga prezenca e gripit të shpendëve.
Gjatë konsultimit me aktorë të ndryshëm kanë dalë disa çështje të rëndësishme lidhur edhe me mbrojtjen e burimeve natyrore nga zjarretë. Ndaj, eksperti ligjor do bëjë një përmbledhje me ndërhyrjet e mundëshme edhe në këtë drejtim në legjislacionin tonë lidhur me mbrojten e pyjeve dhe kullotave nga zjarret.
2. Cilat janë rezultatet e arritura (në përfundim të proçesit) krahasimisht me rezultatet e pritshme (në fillim të proçesit)?
Aktualisht kemi përgatitur tre akte ligjore, nga dy që kishim si objektiv të projektit. Sigurisht, këto janë drafte aktualisht. Kishim menduar për dy akte ligjore me qëllim që njëri të ishte aletrnativë për nga forma dhe teknikaliteti juridik. Pra, ideja fillestare ishte trajtimi i çështjes me një ligj. Por, duke patur parasysh kompleksitetin e draftimit të ligjit menduam që edhe një VKM mund të rezultonte efektive në këtë drejtim. Nisur nga qëndrimet e ndryshme të aktorëve, në këtë kuader, aktualisht kemi draftuar tre akte të tilla që lidhen direkt me objektivin e projektit tonë, të cilat jane;
Moratorium për ndalimin e djegies së tokave bujqësore duke përfshirë në të disa raste përjashtimore.
Një shtesë në ligjin aktual të Mbrojtjes së tokës, ku të specifikohet ndalimi i djegies me zjarr të mbeturinave organike në tokat bujqësore.
Një VKM e cila paraqet rastet se si, ku dhe kur mund të bëhet djegia e mbeturinave organike ne tokat bujqësore.
3. Cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur përgjatë proçesit, dhe çfarë do kishit bërë ndryshe?
Në të gjitha takimet e zhvilluara me aktorë të ndryshëm si; Agjensia Kombëtare e Emergjencave Civile, Policia e Shtetit, Ministria e Bujqësisë, bashkitë etj., ideja është mirëpritur maksimalisht. Gjatë takimeve, institucionet kanë marrë angazhime për të kontribuar në realizimin e objektivit të projektit. Por, pas takimeve të realizuara ‘entuziazmi’ i premtuar i bashkëpunimeve nga institucionet e mësipërme është zbehur. Është dashur të komunikojmë disa herë për të marrë minimumin e bashkëpunimit që institucionet kanë premtuar.
Realizimi i takimeve ne gjashtë bashkitë e planifikuara ishte gjithashtu i vështirë. Punonjësit e administratës duhet të merrnin leje që të ishin pjesë e takimeve. Ndaj u bënë ndërhyrje në nivelet drejtuese që të sigurohej pjesmarrja. Po ashtu, në shumë raste pjesmarrësit e takimeve nuk e kishin të mundur të bënin propozime konkrete, pasi ky tagër u takonte eprorëve të tyre. Për këtë arsye, propozimet përkatëse u janë shpërndarë në mënyrë elektronike institucioneve përkatëse.
4. Çfarë rruge ndoqët dhe a lindi nevoja përgjatë proçesit t’i qaseni ndryshe?
Në fillim u përgadit një draft nga ekspertët lidhur me; tërësinë e problematikës si dhe impaktin negativ që ka djegia e tokave bujqësore në shëndetin e njerëzve, në mjedis por edhe në dukshmërinë negative që krijohet në sytë e turistëve situata te tilla. Pra u përgaditën tre dokumenta të ndryshëm; (i) impakti në mjedis i djegieve të tokave bujqësore, (ii) Djegia e tokave dhe aspektet e zhvillimit rural dhe (iii) propozimet ligjore për adresimin dhe zgjidhjen e problematikës. Më tej u zhvilluan gjashtë takime me institucionet vendore (bashki, institucione të MNZ, OJF, AdZM etj). Po ashtu u bënë takime edhe me institucione qëndrore si; Ministria e Bujqësisë, Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Policia e shtetit. Dokumentet e hartuara nga organizata ILIRIA në kuadër të këtij projekti janë diskutuar me aktorët e mësipërm dhe ju janë paraqitur atyre në takimet e zhvilluara.
Një ndër problemet e hasuara ishte përgatitja e kronikave televizive për paraqitjen e problematikës dhe zgjidhjet përkatëse. Mësuam se televizionet nuk donin të transmetonin reportazhe apo kronika me logo apo emra projektesh e donatorësh.
Aktualisht kemi disa kontaktuar televizione dhe secili prej tyre do të bëjë reportazhin bazuar në politikat përkatëse editoriale. Kjo çështje është në proçes dhe do të përfundojë brenda muajit Maj 2022.
5. Çfarë impakti prisni nga projekti juaj?
Presim që propozimet ligjore të hartuara në kuadër të nismës sonë të miratohen dhe Shqipëria të ketë një legjislacion më të konsoliduar dhe më të mirë lidhur me mbrojtjen e burimeve natyrore. Ky do të ishte kontribut në një legjislacion i cili është në koherencë të plotë me vendet e BE-së apo vende të tjera qe aspirojnë të bëhen pjesë e sajë.
Presim gjithashtu që puna dhe kostot për ndërhyrje në raste zjarresh në tokat buqjësore të minimizohen, duke kursyer energji, kohë dhe burime financiare.
Gjithashtu presim që sezoni turistik të mos shoqërohet nga re tymi, flakë e situata kaotike që shkaktohen nga zjarret në tokat bujqësore. Presim që rrugët kombëtare të mos mbulohen nga tymi duke shkaktuar kaos e ngjarje ekstreme. Presim gjithashtu që tokat, pronat dhe mbi të gjitha jetët e banorëëe të jenë më të sigurta pask kësaj nisme.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?