Published by admini
Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar të zhvillimit të turizmit. Avantazhet dhe asetet e saj turistike përfshijnë një pozicion të favorshëm gjeografik afër Evropës me produkte dhe vende të ndryshme në një zonë relativisht të vogël. Atraksionet e Shqipërisë përfshijnë aksesin në tre vende historike dhe kulturore të UNESCO-s, kishat, manastiret dhe xhamitë, festivalet folklorike, muzikën dhe instrumentet vendase së bashku me kuzhinën e pasur dhe të larmishme, peisazhet dramatike dhe bregdetin. Për të pasur sukses në tregjet rajonale dhe globale të udhëtimit, industria e turizmit në Shqipëri duhet të rrisë konkurrencën e saj në fushat e destinacioneve të turizmit natyror, kulturor, dhe të biznesit duke e çuar përpara në këtë mënyrë, industrinë e përgjithshme të turizmit.
Gjithashtu është shumë i rëndësishëm krijimi i mundësive të punësimit direkt dhe indirekt për të forcuar aftësinë turistike të Shqipërisë përmes sasisë dhe cilësisë së strukturave akomoduese. Turizmi shqiptar vuan nga standardet e ndryshme të produkteve turistike, mungesa e një sistemi të besueshëm akreditimi, koordinimi i kufizuar i marketingut të produkteve, rrjetet e kufizuara ndërmjet operatorëve, cilësia e ulët e produkteve të ofruara në treg dhe standardet e ulëta për strukturat akomoduese. Turizmi ndërkombëtar është jashtëzakonisht konkurrues. Gjithnjë e më shumë udhëtarë dhe operatorë turistikë ndërkombëtarë po bëjnë kërkime në internet për të vendosur mbi turet, destinacionet dhe hotelet.
Për të ofruar dhe mbajtur shërbime me cilësi të lartë nevojitet një staf i trajnuar mirë që di të ofrojë shërbime me cilësi të lartë dhe t'u përgjigjet nevojave të klientit.
Për të mësuar më shumë, shfletoni dokumentine politikave të realizuar nga Nevila Popa, eksperte turizmi e nivelit të lartë.
Ky dokument u hartua në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri – ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?