Published by admini
Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë në Forumin Kombëtar ‘Qeverisje për Ndryshim: Propozime të Shoqërisë Civile’. Ky forum është konceptuar si një platformë para-elektorale, ku aktorë të shoqërisë civile nga sektorë të ndryshëm dhe me mandate të qarta përfaqësuese parashtrojnë problematika dhe artikulojnë propozime për ndryshim. Kjo është një përpjekje për të ndikuar në agjendat dhe programet politike, në favor të grupeve të shoqërisë që përfaqësohen në këtë aktivitet, si edhe në një numër sektorësh kryesorë dhe tematika të cilat përfshijnë dhe integrimin në BE.
‘Qeverisje për Ndryshim: Propozime të Shoqërisë Civile’, organizohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Westminster Foundation for Democracy në bashkëpunim me një spektër të gjerë organizatash kontribuese dhe partner mediatik A2 CNN – Exclusive News Channel Affiliate. Forumi është organizuar në sesione tematike dhe në fund të procesit, do të hartohet një dokument i shkruar, bazuar mbi të gjitha propozimet e paraqitura. Ky dokument do të ndahet me aktorët politikë, me qëllim që të pasqyrohet në agjendën dhe programet elektorale.
Aktiviteti do të zhvillohet më 23.02.2021 në orën 09:30 në Rogner Hotel Tirana, por për shkak të situatës së pandemisë, do të mund të ndiqet vetëm online. Ju mund ta aksesoni përmes platformës ZOOM Webinar, në adresën: https://us02web.zoom.us/j/85688873023 me Webinar ID: 856 8887 3023, si dhe në mediat sociale të organizatorëve në gjuhën shqipe dhe angleze. Jeni të lutur ta shpërndani me kolegë apo partnerë që ju mendoni mund të kenë interes në këtë forum.
Duke shpresuar në pjesëmarrjen Tuaj përmes platformës Zoom në adresën më lart, mbetemi në dispozicion për çdo pyetje.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?