Published by admini
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit shpall“Thirrjen III-të për projekt propozime” në kuadër të projektit #ideAL “Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri” për të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe individët të cilët duan të ndikojnë në procesin e politikbërjes.
Thirrja e tretë synon:
- Të lehtësojë përfshirjen e shoqërisë civile në proces dhe dialog me politikë-bërës në procese të përgatitjes së ‘Vlerësimit të Ndikimit të Politikës/politikave’ dhe ‘Vlerësimeve të shpejta për nisma ligjore/ politike’ për sektorë politikash me prioritet për agjendën e zhvillimit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
- Të aftësojë aktorë të shoqërisë civile (përfshirë këtu organizata dhe individë) me njohuri teknike dhe mbështetje, në fushën e advokimit dhe ndikimit në politikë-bërje;
Fokusi për këtë thirrje është në:
a. Përgatitje të Raporteve të ‘Vlerësimit të Ndikimit të Politikës/politikave’ (policy impact assessment).
b. Përgatitje të Raporteve të ‘Vlerësimeve të ndikimit të nismës ligjore ose politikave në përgjigje të kërkesave të institucioneve publike’ (rapid response policy assessment)
Afati i fundit për aplikime është 27.06.2022.
Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim përmes adresës co-plan@co-plan.org.
Ju mund të shkarkoni thirrjen dhe shtojcat këtu:
Thirrje_për_projekt_propozime_nr_3_18052022
Shtojca_A_Forma_Aplikimit_per_Grant_ideal_2022
Mirëpresim aplikimet tuaja!
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?