Java e Evropës 2022/ Panel diskutimi për turizmit e qëndrueshëm në Vlorë me disa nga nismat e mbështetur të ideAL

Published by admini




Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit së bashku me organizatat e mbështetur nga ideAL morën pjesë në panelin e diskutimit "Turizmi i Qëndrueshëm në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë", i organizuar në Vlorë si pjesë e aktiviteteve të Javës së Evropës 2022.

Paneli u moderuar nga gazetari Blendi Salaj ndërsa të pranishëm ishin znj. Elisabeth Barsacq, Ambasadore e Francës në Shqipëri, znj. Vilma Bello, Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Aida Ciro nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, znj. Eva Kushova nga DMO Albania, znj. Ardiola Alikaj nga Shoqate Kombëtare të Guidave Turistike Shqiptare – NATGA si dhe znj. Nevina Popa. 

Në fokus të diskutimit ishte promovimi i turizmit të qëndrueshëm si një model i të ardhmes së turizmit shqiptar duke u theksuar se krijimi i DMO-ve në Shqipëri përbën një nga hapat kyç në këtë industri, pasi gjatë gjithë vitit punojnë me të gjithë aktorët për të organizuar sezonin turistik. 

Zv. Ministrja Vilma Bello tha se: “Ministri e Turizmit dhe e Mjedisit  ka në fokus turizmin e qëndrueshëm dhe po mbështesim nisma për një Shqipëri më të pastër, më ekologjike, për të ruajtur burimet tona natyrore dhe siguruar që turizmi të jetë gjithëvjetor dhe më cilësor”.

Pjesëmarrësit u njohën edhe me disa nga nismat e mbështetura nga projekti #ideAL një pjesë e të cilave nëpërmjet aktiviteteve, pyetësorëve, peticioneve dhe lobimit të vazhdueshëm kanë filluar procesin e dialogimit me institucionet përgjegjëse për rishikimin e strategjisë kombëtare të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. 

Aktiviteti u ndoq edhe nga drejtuesi i seksionit politik të delegacioni të BE-së në Shqipëri z. Alexis Hupin si dhe znj. Petra Burche, drejtuese e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA).

Projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL” zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.



Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?