Lobim për përmirësimin e cilësisë së shërbimit turistik të udhërrëfyesit përmes një platforme dialogu dhe advokimi

Published by admini




Aspekte për Reflektim - Nisma për ndikim në politikë-bërje nga NATGA

. A mendoni që e kishit formuluar problemin në fokus të ndërhyrjes tuaj në mënyrën e duhur, apo lindi nevoja të rishihet rrugës?

Problemi në fokus të ndërhyrjes sonë kishte të bënte me informalitetin në sektorin e guidave turistike, dhe si i tillë ishte dhe mbetet shumë aktual dhe emergjent. Për më tepër, informaliteti është shtuar edhe si pasojë e pandemisë dhe prej të zbatuarit të një VKM-je, e cila ishte relativisht e re në zbatim dhe kishte nevojë për maturimin e funksionalitetit eficient të të gjitha instancave përgjegjëse të këtij sektori. Për këto arsye, jo vetëm që nuk patëm nevojën e riformulimit të problemit, por gjykuam se ishte momenti i duhur për t’i dhënë këtij problemi, cili ishte amplifikuar prej pasojave të pandemisë, peshën dhe vëmendjen e duhur, në mënyrë më të organizuar dhe me një plan të dedikuar veprimesh. 

Problemi në fokus të ndërhyrjes sonë kishte të bënte me informalitetin në sektorin e guidave turistike, dhe si i tillë ishte dhe mbetet shumë aktual dhe emergjent. Për më tepër, informaliteti është shtuar edhe si pasojë e pandemisë dhe prej të zbatuarit të një VKM-je, e cila ishte relativisht e re në zbatim dhe kishte nevojë për maturimin e funksionalitetit eficient të të gjitha instancave përgjegjëse të këtij sektori. Për këto arsye, jo vetëm që nuk patëm nevojën e riformulimit të problemit, por gjykuam se ishte momenti i duhur për t’i dhënë këtij problemi, cili ishte amplifikuar prej pasojave të pandemisë, peshën dhe vëmendjen e duhur, në mënyrë më të organizuar dhe me një plan të dedikuar veprimesh. 

2. Cilat janë rezultatet e arritura (në përfundim të procesit) krahasimisht me rezultatet e pritshme (në fillim të procesit)? 

Ne jemi tanimë në përfundimin e nismës sonë 9-mujore, ku ndër rezultatet e parashtruara që prej fillimit kishim: 1) mobilizimin e aktorëve të sektorit të turizmit dhe aktorë vendimmarrës në një proces dialogu fokusuar në bazën ligjore mbi udhërrëfyesit turistikë; 2) realizimin gjerësisht e me pjesëmarrje të aktorëve nga sektori i turizmit të një proces hulumtimi dhe konsultimi; si dhe 3) hartimin e një  dokumenti  me  rekomandime  politike i cili do të ndahet me grupet e interest dhe Ministrinë e linjës. Përvec këtyre rezultate të arritura dhe qëllimisht të vendosura në fokus të nismës sonë, NATGA ka arritur të rimarrë pozicionin e një organizate mbarë-mbështetëse dhe përfaqësuese të një numri më të lartë udhërrëfyesish. Po ashtu, kemi mundësuar suksesshëm ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira nga rajoni, Evropa e më gjerë përmes takimeve me presidentët përkatës të Federatave Evropiane dhe Botërore të Udhërrëfyesve, për të ndarë sa më shumë njohuri praktike mbi funksionalitetin e të gjitha instancave që mbulojnë profesionin e udhërrëfyesit turistik. Një tjetër rezultat i rëndësishëm është përfshirja e NATGA-s në anëtarët e KKSPT (këshilluesit e sektorit privat të turizmit), si vlerë e shtuar e procesit tonë të lobimit dhe advokimit. 

3. Cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur përgjatë procesit, dhe çfarë do kishit bërë ndryshe?

Sfida bazë ishte të arrinim të realizonim gjithë sa kishim planifikuar dhe në afatet kohore që kishim dakordësuar. Nisja e aktiviteteve në gusht, periudhë e cila përkon me pushimet verore e që pasoi me zgjedhjet vendore, solli vonesa në realizimin e objektivave tona në optimumin e kohës. Po ashtu, pati ndryshime ne qeveri dhe Ministri i ri për turizmin u emërua në mes të shtatorit çka spostonte me të paktën 1 muaj e gjysëm të gjitha aktivitetet tona të planifikuara në lidhje me institucionin. Pra, nisur edhe nga të gjitha burokracitë që karaterizojnë mardhëniet me institucionet publike, na u krijua pasiguri nëse do t’ia arrinim objektivave që kishim vendosur në lidhje me krijimin e urave të forta komunikuese me Ministrinë e linjës. Një sfidë tjetër ishte vala e COVID në periudhën dhjetor 2021 – janar 2022 që jo vetëm preku burimet tona njerëzore, por ndikoi edhe mbi disa aktivitete të cilat ne në mënyrë të përshtatur me kushtet e reja i organizuam online. Lidhur me aktivitetet apo rezultatet nuk gjejmë diçka specifike për t’a bërë ndryshe të kishim patur rezultate ndryshe nga këto që janë arritur. Ndoshta në lidhje me qasjen ndaj Ministrisë, tani që reflektoj mundet të kishim shfrytëzuar edhe më tepër marrëdhënien me Co-PLAN, si një partner në disa nga këto aktivitete formale apo informale. Mendoj që kjo mund të amplifikonte efektet e prezences dhe “call for action” që projekti ynë ka ndërmarrë.

4. Çfarë rruge ndoqët dhe a lindi nevoja përgjatë procesit që t’i qaseni ndryshe?

Për sfidat e sipërpërmendura, mund të themi se efektet post-zgjedhore ne i rikuperuam pjesërisht nëpërmjet rrjetit tonë bashkëpunues të punonjësve/specialistëve në Ministrinë e linjës, të cilët sikurse edhe më herët n’a kanë mbështetur dhe orientuar në procese që kanë të bejnë me promovimin, mbrojtjen apo procedurat çertifikuese, duke n’a konsideruar partnerë në përmbushjen e detyrave të tyre. Për këtë disa takime të fazave fillestare të projektit u organizuan me përfaqësues në strukturat e Ministrisë për t’u prezantuar projektin dhe objektivat që synonim. Përsa i përket takimeve me aktorët e sektorit në kuadër të tryezave të rrumbullakëta ne patëm një qasje të adaptueshme me kushtet aktuale duke i zhvilluar këto takime online. Mendojmë se kjo ishte zgjidhja optimale që mund të realizonim në kuadër të afateve kohore. Nuk besojmë se në kushtet e përshkuara si më sipër do kishim mundësi alternative për qasje ndryshe. 

5. Çfarë impakti prisni nga projekti juaj?

Mendoj se çdo ndërhyrje që bëhet në sektorë ekonomikë, sic është turizmi, efektet e vërteta i ka të shtrira në kohë dhe shpesh pas përfundimit të një nisme apo projekti mbështetës. Ne sot kemi një pamje të qartë të ndërgjegjësimit të aktorëve kundrejt rregullimit të sektorit, çka e shohim me bindje si diçka që do i vijojë efektet edhe më tej. Ne kemi bindjen se advokimi ynë do të minimizojë informalitetin në këtë profesion, dhe do t’i promovojë më tej udhërrëfyesit e kualifikuar dhe të çertifikuar. Po ashtu, iniciativa jonë u zbatua në momentin e duhur, pra kur Strategjia e Turizmit 2019 – 2023 është drejt përfundimit të saj dhe në takimin e KKSPT u diskutua krijimi i grupit të punës për Strategjinë e re të turizmit, në të cilën ne shohim si element kyç zhvillimin e turizmit domestik me të gjithë komponentët e tij. Udhërrefyesit turistikë, në formimin e tyre, kanë të lënë pas dore turizmin domestik dhe pandemia tregoi se strategjia e zhvillimit të turizmit domestik është një element shumë i rëndësishëm i sigurimit të një turizmi të qëndrueshëm. Impakti më i rëndësishëm që ne parashikojmë është konsolidimi i VKM-së dhe zbatimi i rregulloreve që mbulojnë profesionin duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të profesionit dhe një përmirësim afatgjatë të imazhit të Shqipërisë në tregun shumë konkurues të turizmit Mesdhetar. 


Nisma “Lobim për përmirësimin e cilësisë së shërbimit turistik të udhërrëfyesit përmes një platforme dialogu dhe advokimi” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?