Published by admini
Pasiguria nga rreziqet natyrore dhe risqet e fatkeqësive në Shqipëri është tejet e lartë. E pozicionuar në pjesën perëndimore të Ballkanit, Shqipëria është përballur me shumë ngjarje të fatkeqësive natyrore gjatë këtyre viteve dhe e ardhmja, veçanërisht në kontekstin e ndryshimeve klimatike, duket se nuk na sjell lajme fort të mira. Territorit tonë i kanosen rreziqe të shumta natyrore, të cilat shtrihen përtej kufijve administrativë. Kjo nxjerr në pah nevojën për një qasje të integruar vendoro-kombëtare-rajonale kundrejt mundësimit të aftësisë ripërtëritëse, si kundërpërgjigje ndaj pasigurive. Ky dokument analizon më poshtë rolin dhe sfidat e qeverive vendore nga pikëpamja institucionale në mundësimin e aftësisë ripërtëritëse në nivel vendor. Aftësia ripërtëritëse në nivel vendor përfshin në vetvete aspekte sociale, institucionale, qeveritare, ekonomike, ekologjike dhe territoriale. Ky dokument përqendrohet te trajtimi i aftësisë ripërtëritëse ekologjike dhe territoriale në nivel vendor.
Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin.
Resilience-Bashkite-Shqiperi.pdf
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?