Ndryshimi klimatik në Shqipëri, analizë mbi situatën.

Published by admini


Organizata “Center for Bridging Communities”, zhvilloi në datën 28.02.2023 tryezën e diskutimit mbi raportin: “Analiza e situatës së ndryshimit klimatik në Shqipëri, legjislacioni, institucionet dhe shkalla e zbatimit”.

Në fokus të tryezës së diskutimit ishte:  

  • Njohja me analizën dhe zbatimin e ligjit “Për ndryshimet klimatike”, rritja e efektivitetit të ligjit për ndryshimet klimatike nëpërmjet advokimit duke dhënë gjithashtu dhe një panoramë të situatës së ndryshimeve klimatike në Shqipëri.
  • Zhvillimi i diskutimeve dhe sugjerime nga pjesëmarrësit kryesisht për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për çështjet e klimës dhe të tematikave që lidhen me të.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, organizata të shoqërise civile dhe sektori privat.



Ky aktivitet u organizua në kuadër të Programit: “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.





Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?