Një nismë ligjore për përmirësimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri

Published by admini


Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) në partneritet me Shoqatën “Albanian Food Industry” (AFI) ndërmori nismën “Përmirësimi i sigurisë ushqimore nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe dialogut”.

Qëllimi i kësaj nisme ishte ndikimi në përmirësimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, përmes analizës, vlerësimit të politikave, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullatorë, advokimit dhe ndërgjegjësimit të prodhuesve dhe konsumatorëve.

Përgjatë zbatimit SCiDEV dhe AFI vlerësuan gjendjen aktuale të sigurisë ushqimore duke analizuar kuadrin ligjor dhe rregullator, politikat si dhe evidentuan mangësitë dhe sfidat në bashkëpunim me aktorët kryesor vendimmarrës dhe zbatues të sigurisë ushqimore në vend.

Ju ftojmë të njiheni me materialet e publikuara në kuadër të kësaj nisme:

• Manuali i Menaxhimit të Thertoreve
• Siguria Ushqimore – Një vështrim i kuadrit ligjor në Shqipëri

Nisma “Përmirësimi i sigurisë ushqimore nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe dialogut” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?