Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët diskutim për Tranzicionin Energjetik në Shqipëri

Published by admini




Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqërisë civile dhe ekspertë të angazhuar në çështjen e energjisë u mblodhën në tryezën me temë “Dialogu për Tranzicionin Energjitik të Shqipërisë”, të organizuar nga Instituti i Politikave Mjedisore në bashkëpunim me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për çështjet energjetike në vend, pasi që Shqipëria si një vend me emetim të ulët të karbonit nuk arrin të plotësoj nevojat e vete dhe energjia mbetet një ndër çështjet prioritare që duhet të adresohet. 

Aktorët e shoqërisë civile shprehen kërkesat e tyre për autoritetet për krijimin e të dhënave të sakta dhe informacione mbi përballjen e varfërisë energjitike. Rekomandimet dhe përfundimet e nxjerra nga ky takim do të adresohen tek autoritete përgjegjëse përmes një letre pozicionimi.

Kjo tryezë u zhvillua në kuadër të projektit "Advokim dhe ndërgjegjësim për ndryshimet klimatike dhe një marrëveshje të gjelbër për Shqipërinë” i mbështetur nga ideAL.











Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?