Published by admini
Aspekte për Reflektim – Nisma për ndikim në politikë-bërje nga Sci-Dev
. A mendoni që e kishit formuluar problemin në fokus të ndërhyrjes tuaj në mënyrën e duhur, apo lindi nevoja të rishihet rrugës?
Çështja që kishim menduar të adresonim ishte përmirësimi i sigurisë ushqimore në Shqipëri, përmes përmirësimit të kuadrit ligjor dhe dialogut mes aktorëve përkatës publik dhe privat. Pavarësisht një kërkimi dhe analize fillestare në lidhje me formulimin e problemit si edhe disa konsultimeve paraprake, gjithësesi gjatë zbatimit të projektit u pa e nevojshme të benim një përshtatje. Kjo përshtatje konsistoi në fokusin më të madh tek dialogu mes aktorëve dhe propozimet për ndryshime, dhe jo në realizimin e ndryshimeve ligjore. Qëllimi ishte t’i përshtateshim më mirë ndryshimeve kontekstuale sikurse zgjedhjet e përgjithshme dhe pandemia. Akademikë, ekspertë nga universitetet, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e biznesit u konsultuan dhe gjithashtu vunë në pah vështirësinë e realizimit të ndryshimeve ligjore në periudhë zgjedhjesh.
2. Cilat janë rezultatet e arritura (në përfundim të procesit) krahasimisht me rezultatet e pritshme (në fillim të procesit)?
Në fillim të procesit ishim shumë ambiciozë, duke synuar edhe miratim të ndryshimeve ligjore që mendonim, si dhe vendimmarrje të tjera me rëndësi. Megjithatë, gjatë zbatimit të projektit, rezultatet e arritura nuk ishin 100% të njëjta me planin fillestar. Periudha e zgjedhjeve qendrore, ndryshimet në staf dhe pikat e kontaktit në ministri, sfidat në menaxhimin mes bashkëpunëtorëve në projekt, informacione të reja që erdhën nga konsultimet me aktorët, janë disa nga faktorët që ndikuan në një luhatje të qëllimit nga fillimi i procesit tek rezultatet e arritura. Rezultatet e arritura ishin në fakt më konkrete e të prekshme nga sa kishim menduar, por jo aq ambicioze sa ndryshimet ligjore. Projekti pati shumë interesim nga akademikët, dhe politikëbërësit për fushën e sigurisë ushqimore dhe sidomos për analizën e situatës së legjislacionit në fuqi që ekspertët tanë realizuan. Kështu që, e gjithe kjo përpjeke shërben si një bazë e mirë për ndërhyrje të mëtejshme në këtë drejtim. Për më tepër edhe ndërthurja e advokimit përmes të dhënave dhe përdorimit të medias digjitale, është një praktikë e mirë që shërben edhe për të ardhmen.
3. Cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur përgjatë procesit, dhe çfarë do kishit bërë ndryshe?
Ndërhyrja u ndërtua nga dy partnerë, të cilët sollën pikat e forta përkatëse në zbatimin e iniciativës. Fusha e ekspertizës – siguria ushqimore dhe marrëdhëniet me vendimmarrësit ishin me njërin prej partnerëve, AFI. Ndërkohë, SCiDEV kishte si pikë të fortë pjesën kërkimore, analizën dhe komunikimin. Megjithatë, bashkëpunimi në partneritet shton ndonjëherë më shumë sfida. Kështu që edhe pse ne jemi të interesuar në dialogun për politikëbërjen, në momente të caktuara fokusohemi në fushat tona të ekspertizës. Një sfidë tjetër, ishte edhe ndryshimi mes qëllimit shumë ambicioz të ndërhyrjes dhe mundësive reale për ta përmbushur atë. Pra parashikimet është mirë të jenë më realiste, edhe pse dialogu për influencim të politikëbërjes gjithmonë vjen me të papritura. Në fakt, angazhimi i politikëbërsve është ekuacion me disa të panjohura dhe megjithëse në bashkëpunim me partnerin, ia dolëm të influencojmë, mirë është që politikëbërësit të jenë të përfshirë që në dizenjimin e ndërhyrjes, për ta bërë këtë të fundit më efektive. Gjithsesi, influencimi i politikave jo gjithmonë nis me partneritet të krijuar me politikëbërësit. Në mjaft raste, përpjekja kryesore shkon për të ndikuar një pozicion të politikëbërësve dhe politikës.
4. Çfarë rruge ndoqët dhe a lindi nevoja përgjatë procesit t’i qaseni ndryshe?
Ne realizuam takime me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e institucioneve për të kuptuar më mirë situatën. Në mënyrë paralele punuam fort me pjesën kërkimore dhe analizën e situatës aktuale që rekomandimet të ishin të bazuara në evidencë. Më pas realizuam edhe konsultime me akademikë, përfaqësues të biznesit dhe të institucioneve si dhe një event final për të prezantuar manualin dhe rekomandimet. Një aspekt tjetër pozitiv ishte edhe mbulimi mediatik dhe prezenca aktive me disa formate në rrjetet sociale që ngjalli edhe më shumë interes.
5. Çfarë impakti prisni nga projekti juaj?
Ne shpresojmë që të vazhdojë dialogu mes universitetit, shoqërisë civile, biznesit dhe politikëbërsve për sa i takon sigurisë ushqimore dhe elementeve të ndërlidhura me të. Ne shresojmë që do të ketë më shumë reagim të koordinuar dhe konsultim me aktorët dhe grupet e interesit. Si organizatë ne do të vazhdojmë të përdorimim mësimet e nxjerra nga ky projekt dhe rezultatet e tij për të përforcuar profilin tone për tu angazhuar në politikëbërje.
Nisma “Përmirësimi i sigurisë ushimore nëpërmjet përmirësimit të kuadrit logjor dhe rregullativ, advokimit dhe ndërgjegjësimit.” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?