Peticioni për uljen e moshës së pensionit social dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë

Published by admini



Peticioni i nënshkruar nga 2,000 qytetarë që kërkojnë uljen e moshës së pensionit social u dorëzua ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Nënshkrimet u mblodhën në disa qytete të vendit si pjesë e iniciativës së ndërmarrë nga Qendra Treja, Lëvizja Rome dhe Egjiptiane dhe qendra për Drejtësi Sociale të mbështetura nga projekti ide-AL. 

Përfaqësuesit e tre organizatave thonë se kërkesa për përfitimin e pensionit social para moshës 70-vjeçare është një mundësi për të moshuarit pa asnjë të ardhur tjetër të përballojnë jetesën e tyre. 

“Duke marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore të grup moshës 60-69 vjeç për të dyja gjinitë dhe mungesën e kërkesave nga kompanitë apo bizneset me qëllim punësimin e tyre, paqëndrueshmëria e tyre financiare është e lartë. Të moshuarit shprehen se shpesh ndihen barrë për familjet e tyre duke mos pasur mundësi të kontribuojnë te të ardhurat e familjes”-u shpreh për mediat, aktivistja Ola Tare. 

Sipas ligjit aktual në fuqi “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” një nga kriteret për përfitimin e këtij pensioni është mosha 70-vjeçare. Aktualisht, në të gjithë vendin vetëm  2, 300 persona janë  përfitues të pensionit social.

Iniciativë  për uljen e moshës së pensionit social zbatohet në kuadër të projektit “Organizimi komunitar mjet për nxitjen e ndryshimeve ligjore për përmirësimin e mirëqenies dhe jetëgjatësisë së grave 60-69 dhe burrave 65-69 vjeç” i mbështetur nga idea-AL. 



Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?