Published by admini
Aspekte për Reflektim – Nisma për ndikim në politikë-bërje nga Lëvizja Ekovolis
. A mendoni që e kishit formuluar problemin në fokus të ndërhyrjes tuaj në mënyrën e duhur, apo lindi nevoja të rishihet rrugës?
Objektivi i inisiativës sonë ka qenë rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe të autoriteteve lokale për ndotjen nga zhurma urbane me qëllim zbatimin e Politikave Mjedisore ne mirëmenaxhimin e qëndrueshëm të ndotjes akustike.
Gjatë zbatimit te projektit u konfirmua se problemi ishte real dhe fushata jonë ne kete drejtim i nxiti mediat per të kontribuar në avokimin e problemit dhe nxiti bashkinë e Tiranës per të shtuar debatet publike per Planin e Veprimit ndaj zhurmave per kryeqytetin
2. Cilat janë rezultatet e arritura (në përfundim të procesit) krahasimisht me rezultatet e pritshme (në fillim të procesit)?
Një rezultat i parë është platforma e informimit dhe komunikimit me publikun nëpërmjet një portali të posaçëm në internet, si dhe përmes rrjeteve sociale, fletepalosjeve te shperndara tek qytetaret dhe filmit për “ligjin dhe zhurmat”. Këto paten një ndikim të madh të publiku, gjë që e dëshmon reagimi i shumë qytetarëve për problemin dhe domosdoshmërine e veprimit të ligjit dhe planeve të veprimit ndaj ndotjes së zhurmave. Për herë të parë publiku e kuptoi qartë dhe e ndjeu fort rrezikun nga ndotja akustike kur u shpjegua, me shembujfakte dhe filma se, ndotja nga zhurmat renditet e dyta ne ndikimin në shëndet, pas ndotjes së ajrit .
Po ashtu, lobimi tek drejtuesit e bashkisë së Tiranes nxiti futjen e disa sugjerimeve te shoqatave mjedisore ne hartimin e Planit Vendor të Veprimit, planifikimin e një aksi të qetë brënda qytetit të Tiranës si dhe shpërndarjen në kohë të informimit publik mbi gjëndjen e ndotjes akustike në zonat me kritike të qytetit të Tiranës. Ekspertët Ligjore dhe Ekspertet e Fushes se Zhurmave , bashkë me organizatën, kane bere propozimet konkrete për marrjen e masave dhe zbatimin e ligjit Nr.9774, datë 12.7.2007 për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis:
Ne takimin per PVZH me drejtuesit e Bashkise Tirane,
Ne permiresimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin e ligjit Nr.9774. , datë 12.7.2007. Ekspertët ligjorë së bashku me organizatën Ecovolis dhe organizatat partnere të angazhuara në veprimtarinë kanë përgatitur propozimet e tyre konkrete për tia dorezuar komisionit parlamentar të mjedisit. (letër pozicionim publik i ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile është përfunduar. Ky dokument do i dorëzohet komisionit parlamentar të mjedisit brenda javës me postë dhe me email zyrtar.)
Organizata ka bërë informimin vjetor te publikut mbi harten e zhurmave dhe rezultateve te monitorimit te zhurmave ne 7 zona kryesorë të Tiranes
Veprimtaria e projektit bëri bashkë dhe një dëgjesë të ministrit të mjedisit dhe kryetarit të bëshkisë në një plan aksioni për reduktimin e zhurmave në qytet.
3. Cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur përgjatë procesit, dhe çfarë do kishit bërë ndryshe?
Një nga sfidat kryesore ka qenë indiferentizmi dhe injoranca e vendimmarresve ne vleresimin e ndotjes nga zhurmat si një problem kritik mjedisor me ndikim te qenësishëm ne jeten dhe shendetin e publikut.
Ne fushatën e gjerë të informim- komunikimit ne përdorëm një gjuhë të qartë me fakte të OBSH-së me shëmbuj të filmuar dhe dokumentuar , me argumentime të ekspertëve te cilat u ballafaquan me ligjin dhe PKV per zhurmat. Gjithe keto materiale informim-ndërgjegjësuese ushqyen platformat e informimit dhe komunikimit me publikun nëpërmjet portalit të posaçëm në internet, përmes rjeteve sociale, fletëpalosjeve të shpërndara tek qytetarët dhe filmit për “Ligjin dhe zhurmat” që u shfaq jo vetëm në rrjetet sociale por dhe në çdo takim dhe aktivitet te projektit. Reagimet ne platforma , denoncimet e vetë qytetarëve, pjesëmarrja e komunitetit në kauzë, dëshmuan rezultatet e asaj që kishim planifikuar.
Një tjetër sfidë ka qenë mosnjohja dhe moszbatimi i ligjit për zhurmat nga publiku dhe vendimarresit. Në lidhje me këtë ne hulumtuam së bashku me ekspertët tanë veprimtaritë kryesore shkaktare të zhurmës në Tiranë dhe rastet e përsëritura. Konkretisht u përqendruam te :
Për secilën veprimtari ekspertët ligjorë dhe ekspertët për zhurmat , së bashku me organizatën kanë nxjerrë në pah shkeljet ligjore dhe mangësitë e ligjit Nr.9774, datë 12.7.2007. Për të adresuar këto shqetësime të qytetarëve për zhurmat në institucionet përgjegjëse është përgatitur një dokument ligjor dhe një dokument teknik. I cili do ti përcillet komisionit parlamentar të mjedisit dhe Institucionit të Bashkisë Tiranë, drejtorisë së Mjedisit . Krahas propozimit të ekspertëve janë bërë dhe hulumtime nga organizata për zgjidhjet praktike sipas eksperiencave të vëndeve më të zhvilluara në masat anti zhurmë, të cilat janë diskutuar dhe integruar në planin e veprimit lokal. Vendosja e sinjalistikës rrugore anti zhurmë, anti bori. Zëvendësimi i motorrave papaqë me bicikleta elektrike ose motorra elektrikë. Ndalimi i makinerive të rënda gjatë ditës. (betoniere, kamiona)
Puna vazhdon për takimin me grupin parlamentar të mjedisit.
Për të prezantuar propozimet e ekspertëve për plotësimin e kuadrit ligjor me akte nënligjore në zbatim të ligjit për zhurmat.
Per te avokuar mbi veprimin real te ligjit për zhurmat dhe rregulloreve ne mbrojtjen e publikut ndaj ndotjes se zhurmave.
Ekspertët ligjorë së bashku me organizatën Ecovolis dhe organizatat partnere, kanë përgatitur propozimet e tyre konkrete që do ti dorëzohen komisionit parlamentar të mjedisit. (letër pozicionimi publik i ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile është përfunduar dhe do ti dorëzohet komisionit parlamentar të mjedisit brenda javës me postë dhe me email zyrtar, së bashku me kërkesën për diskutim.
4. Çfarë rruge ndoqët dhe a lindi nevoja përgjatë procesit t’i qaseni ndryshe?
Perdorimi i filmave të shkurtër me fakte reale të ndotjes akustike dhe me investigim te zbatimit ose jo të ligjit dhe rregulloreve perkatese pati nje ndikim te forte si ne mediat sociale, ashtu edhe në mediat kombetare dhe ne takimet me bashkine dhe grupet e interesit.
Nje debat televiziv me ekspertë, vendimmarres dhe politikberes është nje hap me tej ne nxitjen e vendimmarrjes ne zbatimin e ligjit te ndotjes nga zhurmat.
5. Çfarë impakti prisni nga projekti juaj?
Impakti kryeso që presim është qe qyteti i Tiranes te kete nje Plan Veprimi për adresimin e ndotjes nga zhurma dhe qe ai te zbatohet realisht e të mos mbetet thjesht ne leter. Dhe që kjo të ndodhë, përveç investimit të bashkisë në këtë proces, mendojmë që një rol të rëndësishëm ka edhe publiku me presionin që krijon. Publiku i informuar dhe ndergjegjesuar është në gjendje të kerkoje zbatimin e ligjit per zhurmat dhe realizimin e planit te veprimit jo vetem per qytetin e Tiranes por dhe ne qytetet e tjera.
Nisma “Politika mjedisore të veprojë realisht ndaj ndotjes së zhurmës, këtij armiku të padukshëm të shëndetit publik.” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?