Propozime Ligjore mbi Mundësinë e Rritjes së Përqindjes së Rentës në Favor të Bashkive

Published by admini


Proçeset reformuese të ndërmarra vitet e fundit për pushtetin vendor kanë sjellë ndikimin e tyre pozitiv në buxhetin e bashkive, veçanërisht me Ligjin 68/2017 të financave vendore.  E megjithatë dhe ky ligj nuk solli përfitime të rritura për bashki me pasuri të mëdha nëntokësore në territorin e tyre.

25% e bashkive1 zotërojnë në territorin e tyre pasuri të mëdha natyrore dhe ku operojnë 40 - 48% e licensave aktive.  Këto bashki sipas të dhënave të Instat për 2018 renditen te bashkitë me nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre.  Këto bashki kanë adresuar vazhdimisht tek Shoqatat, kërkesa për të rritur nivelin e rentës për bashkitë mbi 5%, si dhe thjeshtimin e mekanizmave deri tani burokratikë të cilat kanë çuar në mospërthithjen as të 5% të garantuar nga ligji.

Shoqata për Autonomi Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë bashkuan përpjekjet e tyre lobuese për të sjellë një ndryshim të përqindjes së rentës në favor të bashkive dhe në funksion të rritjes së standartit të shërbimeve qytetare. Një projekt që vjen në kuadër të projektit ‘Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri (ideAL)’ implementuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të European Union in Albania. 

ShAV dhe ShBSh janë të vetmet organizata që përfaqësojnë nivelin e parë të qeverisjes vendore në nivel të përfaqësimit politik dhe teknik. Të dyja organizatat kanë vite eksperience pune me bashkitë dhe ofrimit të asistencës ndaj tyre. Shoqatat kanë përfaqësuar dhe lobuar për bashkitë në shumë çështje që lidhen me decentralizimin, transferimin e funksioneve të reja dhe në përmirësimin e financave vendore.  Përfaqësimi i shoqatave qëndron si në nivelin politikbërjes vendore, pra këshillat bashkiakë, ashtu dhe për nivelin ekzekutiv, pra kryetarin dhe administratën. Puna jonë me bashkitë shtrihet edhe nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të shumë forumeve profesionale të përhershme dhe të përkohshme, të cilat diskutojnë dhe formulojnë qëndrime dhe rekomandime për rritjen e autonomisë vendore. 

Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin.

Propozime ligjore mbi mundësinë e rritjes së përqindjes së rentës në favor të bashkive

Nisma “Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?