Punësimi dhe Dinamikat gjatë Covid-19

Published by admini


“Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” është nisma e Iniciativës Qytetare Shqiptare me fokus evidentimin e ndryshimeve në tregun e punës nga pandemia e COVID-19 dhe përcaktimin e profesioneve të reja.

Si pjesë e kësaj nisme, Iniciativa Qytetare Shqiptare advokoi në ndihmë të bizneseve për çështjet lidhur me kualifikimin e fuqisë së tyre punëtore për profesionet e reja në tregun e punës. Kjo nëpërmjet propozimit që shpenzimet e kryera për këtë qëllim të njihen si shpenzime të zbritshme nga qeveria dhe të jepen subvencion për të punësuarit.

Ju ftojmë të njiheni më poshtë materialin e publikuar në kuadër të kësaj nisme:

Punësimi dhe Dinamikat e tij gjatë vitit të Covid-19 (2020)

Nisma “Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?