Published by admini
Në vitin 2017, qeveria shqiptare adoptoi një reformë strukturore të të gjitha ministrive bazuar në studimin “Reformimi i sistemit të qeverisjes. Aparati i ministrive - model organizimi strukturor - tetor, 2017”. Tashmë, pas pak më shumë se tre vitesh, një proces i imët njohjeje, kuptimi, analize dhe raportimi i efektit të riorganizimit të portofoleve dhe strukturave, përmes pilotimit në dy ministri, me fokus Drejtoritë e Përgjithshme të Politikave, është i nevojshëm të ndërmerret për të identifikuar problemet e ndërlidhura me këtë qasje strukturore në nivelin e ministrive. Kuptimi, perceptimet dhe eksperiencat e nëpunësve civilë të Drejtorive të Përgjithshme të Politikave, kryesisht në nivele drejtuese, paraqesin një rëndësi parësore. Çdo gjetje përmes intervistave të tyre do të ndërlidhet me analizën e thelluar të reformimit strukturor të ministrive referuar aparatit politikbërës ministror dhe do të ndahet me vetë ministrinë si dhe Departamentin e Administratës Publike.
Për më shumë informacion shkarkoni dokumentet.
Raport Gjetjesh për Vlerësimin e Efekteve të Reformës Strukturore në MTM
Raport Gjetjesh për Vlerësimin e MBZHR
Nisma “Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?