Rekomandime për Përmirësimin e Kuadrit Ligjor për Ndotjen Akustike

Published by admini


Ky dokument u hartua nga konsulentja ligjore, av. Irena Dule, si produkt kontraktor për shoqatën “Lëvizja Ecovolis”, në kuadër të zbatimit të projektit të financuar nga CoPlan për ndotjen akustike.  

Efekti negativ që sjell zhurma është më shumë se një shqetësim i thjeshtë. Në nivele dhe kohëzgjatje të caktuara ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë dëmtim fizik të daulles së veshit dhe qelizave të ndjeshme të veshit të brendshëm dhe të rezultojë në humbje të përkohshme ose të përhershme të dëgjimit, e njohur si humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Humbja e dëgjimit zakonisht ndodh për shumicën e njerëzve të ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj më shumë se 105 dBA. Këta persona do të kenë deri në njëfarë mase humbje të përhershme të dëgjimit. Përveç shkaktimit të humbjes së dëgjimit, ekspozimi i tepërt i zhurmës mund të rrisë presionin e gjakut dhe pulsin, të shkaktojë nervozizëm, ankth dhe lodhje mendore dhe të cenojë gjumin, rekreacionin dhe komunikimin personal. Fëmijët që jetojnë në zona me nivele të larta të ndotjes akustike mund të vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera, të tilla si dëmtime në hapësirën e kujtesës dhe vëmendjes.1 Prandaj, kontrolli i ndotjes akustike është i rëndësishëm në vendin e punës dhe në komunitet. Ndotja akustike gjithashtu ndikon në jetën e egër. Një gamë e gjerë kafshësh, duke përfshirë insektet, bretkosat, zogjtë dhe lakuriqtë e natës, mbështeten te tingujt për një sërë arsyesh. Ndotja akustike mund të ndërhyjë në aftësinë e një kafshe për të tërhequr një partner, për të komunikuar, për të lundruar, për të gjetur ushqim ose për të shmangur grabitqarët dhe kështu mund të jetë edhe një kërcënim ekzistencial për organizmat vulnerabël.

Dokumenti në vazhdim trajton se si rregullohet ndotja akustike në vendin tonë, duke e parë me sy kritik këtë legjislacion, me qëllim për të dalë me disa rekomandime, të cilat mund të përdoren nga aktivistët mjedisore apo aktorë vendimarrës që janë të angazhuar për të përmirësuar këtë aspekt të të drejtave mjedisore në legjislacionin shqiptar 

Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin.

Rekomandime për Përmirësimin e Kuadrit Ligjor për Ndotjen Akustike

Nisma “Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?