Rekomandime për projektligjin e Mbrojtjes së Tokës.

Published by admini



Deputeti Erion Braçe ka prezantuar në komisionin Çështjeve Ligjore një projektligj me disa shtesa për ligjin e Mbrojtjes së Tokës. Projektligji në fjalë kërkon që në periudhën nga data 1 prill deri në datën 30 nëntor të çdo viti, periudhë e cila mund të rishihet për shkak të ndryshimeve klimatike, të ndalohet djegia e tokës dhe e mbetjeve të krijuara.

“Po shkaktohen zjarre masive për shkak se nuk pyetet askund dhe nuk merret leje askund dhe sistemet tona të shuarjes së zjarrit janë thuajse të mangëta në fshatra. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një periudhë të ndezjes së zjarreve.”- u shpreh deputeti.

Projektligji i prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve është një shembull i ndikimit të organizatave të shoqërisë civile në procesin e politikëbërjes. Ky është padyshim edhe rasti i Shoqatës PSEDA- ILIRIA, që ka bërë rekomandime konkrete, pasi ndërmori një proces të detajuar konsultimi e që çoi në hartimin e këtij projektligji.

Këto rekomandime u përmblodhën në dokumentin e titulluar: “Dialog, advokim dhe lobim për parandalimin e djegiesme zjarr të tokave bujqësore, përmes përmirësimeve ligjore”.

Ky dokument u hartua në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri – ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?