Takim me fituesit e thirrjes së dytë të projekt propozimeve të ideAL

Published by admini


Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit zhvilloi takimin prezantues me aplikantët fitues të thirrjes së dytë për projekt propozime, në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL”. Gjatë këtij takimi, u prezantuan nismat fituese dhe disa nga aspektet financiare me rëndësi për zbatimin e tyre. 


Në thirrjen e dytë për projekt propozime janë përzgjedhur 11 projekte, nga të cilat 10 janë nga organizata dhe një nga individ. Nismat fituese fokusohen në gjashtë fusha atë të mjedisit, mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik (ku përfshihet zhvillimi rural dhe turizmit), shëndetësisë dhe ekonomisë qarkulluese. Këto nisma u bashkohen nismave fituese të thirrjes së parë, të cilat janë në proces zbatimi. Aplikantët fitues me zbatimit e nismave të tyre do të ndikuojnë në politikat lokale dhe qendrore.


Projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL” zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?