Published by admini
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit shpall 'Thirrje për Projekt Propozime' në kuadër të projektit' ideAL - Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri'. Projekti 'ideAL', i cili zbatohet në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Politikave (EPC) dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes kësaj thirrje synon: (1) Të lehtësohet përfshirja e shoqërisë civile në proces dhe dialog me politikë-bërës në sektorë politikash me prioritet për agjendën e zhvillimit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian; (2) Të aftësohen aktorë të shoqërisë civile (përfshirë këtu organizata dhe individë) me njohuri teknike dhe mbështetje, në fushën e advokimit dhe ndikimit në politikë-bërje. Fushat prioritare për këtë thirrje janë edukimi, mjedisi, ndryshimet klimatike dhe reduktimi i riskut, zhvillimi rural dhe turizmi, siguria ushqimore, strehimi social, decentralizimi dhe qeverisja, reforma në administrim publik. Fusha prioritare e zgjedhur nga aplikanti duhet të trajtohet në një nga dy format: (a) Vlerësim dhe Rishikim Politikash (policy assessment and review); (b) Qasje e lirë me fokus në dialog, hulumtim politikash publike me pikënisje në një fazë çfarëdo të Ciklit të Politikave. Kjo përzgjedhje fushash prioritare bazohet mbi gjetjet e procesit të vlerësimit të nevojave të organizatave dhe hulumtuesve (individë) të angazhuar në faza të ndryshme të hulumtimit dhe ndikimit të politikave publike. Gjithashtu, janë integruar dhe rekomandime të raport progresit për Shqipërinë (2019), dinamika të kontekstit politik
Mirëpriten aplikime nga organizata dhe individë, të cilët përmbushin kushtet e specifikuara në dokumentin e plotë të thirrjes. Më poshtë mund të shkarkoni dokumentin e plotë të thirrjes dhe formatin e aplikimit/buxhetin (Shtojca A dhe Shtojca B). Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim përmes adresës co-plan@co-plan.org. Gjatë ditëve në vijim do të shpallim dhe datat e webinarëve orientues. Afati i fundit për aplikime është 11 Shtator, 2020, ora 17:00. Ju urojmë suksese!
Materiale për t'u shkarkuar:
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?