Udhërrëfyesi i fillestarit për ndikimin mbi politikën

Published by admini


Udhërrëfyesi i fillestarit për ndikimin mbi politikën është një guidë udhëzuese për nismat për ndikimin mbi politikën. Ekspertë të politikave publike në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, kanë hartuar këtë udhërrëfyes që synon një shtresë të gjerë lexuesish, si profesionistë ashtu edhe jo profesionistë. Këtu bëjnë pjesë të ashtuquajturat “think tank”, institutet e reja kërkimore, OJQ-të, akademikët, shoqatat, koalicionet apo grupet e interesit, por edhe individë, analistë politikë dhe këshilltarë qeveritarë. E thënë shkurt, çdo individ apo organizatë që dëshiron të ndikojë në procesin politikëbërës në Shqipëri ose në arenën ndërkombëtare, mund ta përdorë këtë udhërrëfyes si pikënisje për të mësuar se si mund ta ngrejë një çështje për debat publik, për të ndikuar mbi politikën aktuale apo për të bashkuar përpjekjet në sjelljen e ndryshimeve të dëshiruara në fushën e vet të veprimit.

Udhërrëfyesi ofron edhe një hyrje të ngjeshur e praktike për procesin e ndërlikuar të politikëbërjes publike në Shqipëri dhe për mënyrat se si mund të përdoret ky ndikim mbi të. Në një kohë kur ka disa udhërrëfyes që synojnë të drejtojnë përdoruesit se si të hartojnë dhe zbatojnë një veprim apo projekt që ka ndikim mbi politikat publike, vlera e shtuar e këtij udhërrëfyesi është se është ndërtuar mbi shembuj shqiptarë të proceseve politike. Kjo është e dobishme sepse ofron një vështrim të plotë të kontekstit kombëtar politik, çka ndihmon përdoruesit të përshtatin përpjekjet dhe strategjitë e tyre me kërkesat kontekstuale shqiptare.

Për më shumë ndiqni linkun.

Udhërrëfyesi-i-fillestarit-për-ndikimin-mbi-politikën.pdf

A-Beginners-Guide-to-advocacy-Eng.pdf


Search
Article categories:
Sondazh

Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.

A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?