Published by admini
Turizmi në Shqipëri ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm në këto 20 vitet e fundit. Duke qenë pjesë e Mesdheut, Shqiperia po fillon po merr vëmendjen dhe pjesën e tregut turistik të interesuar këtë destinacion. Po ashtu duke patur fatin të rrethohet nga vende fqinje të banuara kryesisht me shqiptarë, turizmi ynë ka patur pothuajse të garantuar shumicën e vizitorëve të vet. Kjo ka bërë që në vitet e fundit turizmi të ketë një rritje prej 10-15%, duke kontribuar direkt ne 8% te PBB dhe indirekt ne rreth 22% të PBB1, me rreth 2 miliard Euro kontribut në të ardhurat e vendit dhe me mbi 43% e totalit të eksporteve. Po ashtu turizmi është një nga sektorët me numrin më të lartë të të punësuarve, rreth 90 mijë direkt dhe 290 mijë indirekt.
Por për të siguruar një rritje të qëndrueshme të turizmit, është e nevojshme të përcaktohet, së bashku me aktorët kryesorë në treg, një vizion i qartë se çfarë lloj turizmi duhet të zhvillojmë në Shqiperi dhe ky vizion duhet të hidhet pastaj në një strategji zhvillimi, 5 deri në 10 vjeçare. Në të duhet të zbërthehen objektivat për çdo degë të turizmit, të përcaktohen burimet financiare si dhe të ndahen institucionet përgjegjëse të ndjekjes dhe monitorimit të çdo objektivi. Pra thelbi i një strategjie pas miratimit të saj është zbatimi i saj. Dhe në fund të një strategjie bëhet një analizë me qëllim që strategjia e radhës të jetë një vazhdim i strategjisë së mëparshme në përputhje edhe me trendin botëror të zhvillimit të turizmit.
Një nga këto trende është edhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat për menaxhimin e destinacioneve, duke krijuar organizata të menaxhimit të destinacionit, që në anglisht quhen Destination Management Organization (DMO). Strategjia 2019-2023 është e para strategji që e përmend dhe ka një paragraf të veçantë për DMO-të. Kjo përkon pikërisht me kohën kur ka lëvizje si nga sektori privat por edhe nga donarët për krijimin e DMO-ve.
Vlerësimi i kësaj Strategjisë e Turizmit 2019-2023 në lidhje me peshën, rëndësinë dhe mundësinë e krijimit të DMO-ve në Shqipëri bëhet në kuadër të këtij projekti që po zbatohet nga DMO Albania dhe financohet nga CO-Plan dhe BE. Projekti synon që në zbatim të Strategjisë të mobilizojë aktorët, sektorin privat, dhe donatorë, dhe insticione qendrore në diskutime e tryeza të përbashkëta për një model të përshtatshëm për zhvillimin e DMO-ve, modele të cilat do t‟u prezantohen vendimarrësve dhe t‟i paraprijë hartiimit të ligjit për DMO-të.
Për më shumë informacion shkarkoni dokumentet.
Vlerësimi i Strategjisë se Turizmit 2019-2023 ne lidhje me DMO
Propozime per ngritjen e DMO-ve dhe rendesine e tyre
Konkluzione dhe sugjerime DMO-te ne Shqiperi
Nisma “Advokim për politika lehtësuese për aftësitë e reja në sektorin e biznesit” u mbështet nga projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Sipas ligjit per mbrojtjen civile, bashkite kane nje rol shume te rendesishem ne menaxhimin e fatkeqesive dhe ne reduktimin e riskut te tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?