Në dekadat e fundit, shumë vende kanë kryer reforma të ndryshme në sistemet shëndetësore, përfshirë edhe vendet e Europës Lindore, si në sistemin parësor ashtu edhe në atë spitalor. Në Shqipëri, “Ligji i shërbimit spitalor në vitin 2003” kishte për qëllim riformatimin e këtij shërbimi në një dimension të ri në aspektin e organizimit, financimit, funksionimit dhe kontrollin e veprimtarisë në fushën e shërbimit spitalor në vend, një ligj që shërbeu për dy dekada, por që nuk mundi të implementohet në mënyrë optimale dhe t'i qëndrojë kohës në respekt të ndryshimeve komplekse, si: zhvillimeve në teknologjinë e informacionit, ndryshimeve demografike të popullatës dhe të personelit mjekësor, financimeve jo adekuate, mungesën e investimeve infrastrukturore të qëndrueshme dhe bashkëkohore, mosfunskionimi si duhet i sistemit të referimit, demotivimi i personelit mjekësor, dhe së fundmi influencat politike dhe polarizimi politik me ndikim direkt në shëndetësi, si një nga sektorët më të rëndësishëm të një vendi.
Ligji
i ri i shërbimit spitalor në Shqipëri, u prezantua verën e vitit 2022 në mënyrë
të përshpejtuar dhe pa u diskutuar me të gjithë grupet e interesit që preken
direkt dhe indirekt (referuar edhe nga burime të Komisionit Parlamentar të
Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë), pa u konsultuar me komunitetin/ shoqërinë
civile, dhe më e rëndësishmja me specialistët e pavarur në fushën e politikave shëndetësore,
e duke mos u konsultuar as me organizata/entitete apo profesionistë me
eksperienca në autonominë spitalore nga vende ku është implementuar më herët,
në mënyrë që të nxirreshin problematikat dhe të përmirësoheshin në kohë
mekanizmat për të pasur zbatim sa më të suksesshëm.
Rekomandime për projektligjin e Mbrojtjes së Tokës.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët diskutim për Tranzicionin Energjetik në Shqipëri
Rekomandime për Përmirësimin e Kuadrit Ligjor për Ndotjen Akustike
Sipas ligjit për mbrojtjen civile, bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e fatkeqësive dhe në reduktimin e riskut të tyre.
A mendoni se bashkia juaj i menaxhon me efikasitet fatkeqësitë në territorin e saj?